Angli, 3 maj, NOA - Raportimet e medieve se Bin Laden ndodhej prej 6 vitesh në Pakistan, kanë sjellë reagime në politikën dhe në opinionin anglez. Deputeti Filip Deavies ka kritikuar ashpër qeverinë për ndihmat që i ka dhënë këtij vendi.
Llogaritet se buxheti anglez ka derdhur për llogari të qeverisë pakistaneze, ndihma dhe projekte të ndryshme zhvillimi, me vlerë rreth 650 milionë pafundësh ose afro një miliard USD.
“Ne kemi ushqyer Bin Ladenin”, tha përfaqësuesi i Torëve, Deavises, duke kërkuar nga qeveria që të jap sqarime mbi marrëdhëniet me vendin që ka strehuar për shumë vite terroristin më të kërkuar.
Ai u shpreh se do të ishte shumë e rëndë nëse vërtetoheshin lidhje të qeverisë pakistaneze me strehimin e Bin Laden, pasi do të rezultonte se Anglia ka dërguar para për të mbajtur aktive celulat terrorizmin dhe për të sulmuar ushtarakët britanikë në misione.
E pakuptimtë është dukur për anglezët dhe reagimi që ka pasur një pjesë e popullsisë së Pakistanit pas vrasjes së Bin Ladenit.
Duke paraqitur njerëz që qanin në Paksitan për vdekjen e Bin Ladenit, gazetat angleze shkruanin, “Si mund të qash për një monstër”.
NOA