Tiranë, 3 maj, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Takimi ka përfunduar pak minuta më parë dhe është mbajtur në selinë e Partisë Socialiste.
Takimi mes diplomati amerikan dhe kreut të PS-së janë një ditë pasi tre ambasadorët, ai SHBA, i BE dhe OSBE-së zhvilluan me kryeministrin Sali Berisha. Zyrtarisht nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar në lidhje me temën e bisedimeve, ndërsa mësohet se afrimi i datës së zgjedhjeve dhe zhvillimi normal i tyre kanë qenë në qendër të bisedës.
a.k/NOA