Tiranë, 3 maj 2011, NOA- Deputeti socialist Besnik Bare reagoi sot lidhur me shtrirjen e fushatës në universitete duke e cilësuar atë si antiligjore.
“Është e turpshme ajo që po ndodh në këtë fushatë me universitetet publike. Është e papranueshme mënyra se si ato po keqpërdoren dhe po politiziohen nga pushteti i Saliut dhe nga kandidatët e Saliut për qëllime elektorale këto institucione publike. Edhe pse rregulloret e universiteteve e përcaktojnë fare qartë se ato janë të depolitizuara, godinat dhe sallat e këtyre institucioneve janë kthyer tanimë në salla mitingjesh elektorale të Saliut dhe kandidatëve të Saliut”, deklaroi Bare.
Më tej ai tha se Saliu dhe Luli, po keqpërdor politikisht studentë e pedagogë për të bërë fushatë.
Sipas tij në asnjë vend demokratik kandidatët e pushtetit mund të shkelin me të dyja këmbët ligjin dhe rregulloren e universiteteve dhe as keqpërdorin institucionet që drejtojnë dhe as dhunojnë studentët e pedagogët sipas tekave të pushtetit.
Bare solli në vëmendje se Basha është i kërkuar dy herë nga drejtësia dhe se në kohën kur ishte ministër ai firmosi faljen e detit për interesa politike.
Deputeti socialsit theksoi se të gjitha faktet e sipërpërmendura flasin për demokracinë e Lulzim Bashës.
a.y/NOA