Tiranë, 3 maj 2011, NOA- Kandidati i maxhorancës për kryebashkiakLulzim Basha, u ndal në njësianë numër 8 dhe atë numër 2 në kryeqytet për të prezantuar programin dhe për të dëgjuar shqetësimet e banorëve.
Gjatë fjalës së mbajtur me banorët e minibashkisë nr.8 ai u tha banorëve se projekti i tij për zhvillimin e Tiranës nis pikërisht nga lagjet dhe se do të respektohet dhe vlerësohet drejt prona e gjithsecilit.
Lidhur me mungesën e infrastukturtës dhe mungesën e investimeve, Basha u tha banorëve se do të bëj gjithcka për të kthyer jetën dinjitoze për çdo qytetar si dhe do të vlerësoj pronës e çdokujt.
“Në planin e ri urbanistik, do merret e gjithë njolla e zonës dhe çdo pronari, çdo centimetër katror do ti vlerësohet dhe shumëfishohet vlera në mënyrë proporcionale. Jo një pronari ti bier pallati, dhe një tjetër të jetojë në lagështirë. Zhvillimi i Tiranës do të nisë nga lagjet e Tiranës”, u shpreh Basha.
Ndërsa në njësinë bashkiake numër 2 ai u njohë me shqetësimet e banorëve ku kryesisht qytetarët u ankuan trotuaret, hapësirat e gjelbra, pastrimi, edhe pse bashkia mbledh çdo taksë.
Një tjetër shqetësim ishte edhe numri i lartë dhe vjelja e taksave nga ana e bashkisë, ku lidhur me këtë fakt kandidati për kryebashkiak tha se, duke filluar nga data 9 maj do të kthehet normaliteti për qytetarët dhe po u mor taksa do jepet shërbimin, në të kundërt tha ai qytetarët të mos e paguajnë taksën.
Sërish ëshët ngritur shqetësimi për mungesën e hipotekave, ku Basha i ka garantuar banorët se brenda 6 muajsh ky problem do të gjejë zgjidhje.
Një tjetër premtim i tij ishte edhe problematika e kanalizimeve ku pretendenti për qytetar të parë të Tiranës u shpreh se, “Do të nisim me përparësi projektin e kanalizimit të ujërave të zeza të Tiranës. Do ta marrë Bashkia përgjegjësinë, ju siguroj që do ta nisim me lagje si këto”.
a.y/NOA