English

Clooney: Pleqëria? Tregon se nuk ke vdekur, është diçka e mirë

Nju Jork, 3 Maj NOA - “Plakja do të thotë që nuk ke vdekur, kështu që nuk mund të ankohem”, - këto kanë qenë fjalët e , i cili pas pak ditësh do të ketë dhe 50-vjetorin e lindjes së tij.

I intervistuar në lidhje me këtë temë, aktori është përgjigjur tepër i qetë duke pohuar: 50 vite nuk më rëndojnë, nuk është diçka e keqe të plakesh, kjo kur ke mundësinë të bësh atë që të pëlqen”.

Megjithatë, për sa i përket familjes, aktori nuk duket të ketë në planet e tij diçka të tillë dhe me ironi deklaron: “Çdo fëmijë që vrapon në kopshtin tim më bën nervoz dhe kur ndjej nevojën e një familje të madhe telefonoj Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe u kërkoj atyre të vijnë tek unë për të ndenjur. Pas pak kujtoj menjëherë pse jam i lumtur kështu siç jam”.

r.b/NOA

KOMENTE