English

Dita botërore e shtypit, Wollfarth: Politika më transparente dhe e hapur ndaj medias

Tiranë, 3 maj 2011, NOA – Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth nxiti politikën që të jetë më shumë transparente dhe e hapur ndaj medias. Ambasadori Wollfarth inkurajoi median shqiptare, autoriteteve shtetërore dhe partitë politike që të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e informacionit që i ofrohet publikut përmes medias.

“Një transparencë dhe hapje më e madhe ndaj medias, nga ana e zyrtarëve shtetërorë dhe partive politike, si dhe standarde më të larta profesionale, nga ana e gazetarëve, janë të domosdoshme në rritjen e cilësisë së informacionit që jep media”, theksoi ambasadori i OSBE-së.

Ambasadori Wollfarth mirëpriti vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që u njeh stacioneve televizive të drejtën për të vendosur vetë t’i përdorin apo jo kasetat e gatshme të partive politike.

Këtu ambasadori Wollfarth vlerësoi se media ka një rol skajshmërisht të rëndësishëm në procesin zgjedhor të 8 majit, përmes informimit të qytetarëve lidhur me programet e partive politike dhe platformat e kandidatëve.

Sipas Wollfarth media, sidomos ajo televizive përmes raportimit objektiv dhe të balancuar, kontribuon në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE