English

Inagurohet Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror, Një Qiell i Vetëm Europian

Rinas, 3 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme ëshët inauguruar Kulla e re dhe Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror.

Ky investim i cili kap një vlerë prej 12.5 milionë Euro, u financuar nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ministri i Transportit Sokol Olldashi i cili ishte i pranishëm u shpreh se, “Kjo vepër që po inagurojmë sot është vetëm pjesa e dukshme e një projekti të madh dhe dinamik me kompaninë prestigjoze amerikane Lockheed Martin në një vlerë totale rreth 60 milionë USD”.

Sipas tij, Kulla e re dhe Qendra e Trafikut Ajror është një nga pjesët e rëndësishme të

projektit dhe përmbyllja me sukses e këtij projekti kontribuon në modernizimin e hapësirës ajrore me një teknologji të zhvilluar të sigurtë, që sjell performancë të lartë të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga ANTA.

Më tej Olldashi theksoi se, implementimi i plotë i këtij projekti të rëndësishëm do të rrisë efiçencën e transportit ajror, operim dhe shërbime të ofruara në përputhshmëri të plotë

me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe ajo që është më e rëndësishme, plotësim i detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet për të pasur një Hapësirë të Përbashkët Europiane të Aviacionit (ECAA), duke u bërë pjesë e iniciativës për “Një Qiell të Vetëm Europian” dhe përfshirjen e hapësirës ajrore shqiptare në Blloqet Funksionale të kësaj iniciative.

Projekti i cili kap vlerën e 60 milionë Euro është realizuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze amerikane Lockheed Martin.

Në këtë projekt përfshihet përmirësimi i infrastrukturës së menaxhimit të trafikut ajror dhe sistemeve të komunikimit, navigimit dhe survejimit si, instalimi i një sistemi të ri të menaxhimit të trafikut ajror, instalimi i një sistemi për uljen me instrumenta, sistemi i ri i komunikimit zanor dhe radiove të reja si dhe instalimin e një radari sekondar.

Ndërkohë mësohet se nëpërmjet implementimit të plotë të këtij projekti synohet rritja e nivelit të sigurisë së fluturimeve, uljen e vonesave për fluturimet dhe optimizmin e efikasitetit të fluturimit, në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosura nga Komisioni Europian dhe të shprehura nëpërmjet Konferencës Europiane të Aviacionit Civil në konceptin e “Një qielli të vetëm europian”.

Në inagurim ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu dhe amsadorja franceze Znj.Maryse Daviet, zëvendëspresidentja e kompanisë amerikane

Lockheed Martin Sandy Samuel si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Gjatë fjalë së tij drejtori i ANTAS, Petrit Sulaj u shpreh: “Kjo godinë me një vlerë totale prej 12.575.000 Euro në të cilën do të instalohen aparatura moderne të kontrollit të trafikut ajror, së bashku me kapitalin njerëzor që ANTA zotëron, do të bëjnë të mundur një rritje të ndjeshme të shifrave të trafikut, të cilat të përkthyera në numër

fluturimesh do të jenë më shumë se 200.000 fluturime ne vit”.

a.y/NOA

KOMENTE