English

Justin Biber qëllohet me vezë

Sydney, 3 Maj NOA - Mund të jetë dhe ylli i popit më i ri për sa i përket moshës, por ajo që duhet theksuar është se në koncertet e Justin biber çdo moment është i duhur për të hedhur diçka.

Pas shishes të famshme të vitit të kaluar që pothuajse e qëlloi në fytyrë, në “Acer Arena” të Sydney kanë ardhur një “mori” vezësh.

Me sa bëhet e ditur kanë qenë gjashtë të tilla.

Megjithatë Justin, si një profesionist i vërtetë, ka bërë sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe ka vazhduar të këndonte.

Kjo, pasi diçka e tillë duhet kaluar dhe tashmë dëmi ishte bërë.

r.b/NOA

KOMENTE