English

Kapen tre të rinj, kërkoheshin për vjedhje

Tiranë, 3 maj, NOA – Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kërkoheshin për disa kohësh për veprën penale të vjedhjes. Ndalimi i parë është bërë për 23 vjeçarin Shkumbin Sulo Tota, banues në Shkozë, Tiranë. Tota kërkohej pre kohësh nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendim të datës 17.03.2011, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes”.

Por bashkë me Totën policia ka arritur të arrestojë dhe një tjetër të kërkuar po për vjedhje. Në prangat e policisë ka rënë dhe Ilir Davidh Kola, 23 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Fierit dhe është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Fier me 6 muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes”. Dy personat u ndaluan dje rreth orës 16.00, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1.

Në një tjetër operacion policia e Tiranës ka arrestuar edhe 2-vjeçarin Karid Pëllumb Rungo, 21 vjeç, banues në Valias, Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhrin e ndalimit. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendim të datës 10.03.2011, e ka dënuar me 6 muaj burg Rungon për veprën penale të vjedhjes.

a.k/NOA

KOMENTE