English

Konflikt për reklamën, plagosje me armë zjarri në Vlorë

Vlorë, 3 maj 2011, NOA- Mbrëmja e sotme ka shënuar një incident të rëndë në qytetin e Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i autorit të plagosjes ëshët Erjon Ç., i cili ëshët shpallur në kërkim.

Bëhet e ditur se konflikti mes viktimës dhe autorit duket se ka pasur si shkak vendosjen e reklamës së një lokali, ndërsa përjashtohet pista se ky incident të ketë patur lidhje me fushatën elektorale.

I plagosuri i këtij konflikti është dërguar drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu të këtij qyteti po punohet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë plagosje dhe për vënien para drejtësisë të autorit.

a.y/NOA

KOMENTE