Kanada, 3 maj, NOA - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kanada i ka fituar partia konservatore e kryeministrit Stephen Harper. Sipas llogarive të deritanishme ai ka fituar 165 nga 308 vendet në parlament.
Konservatorët e Harpersit janë në pushtet prej vitit 2006, por vetëm duke iu falënderuar mbështetjes nga opozita. Partia majtiste Demokracia e Re do të trefishojë mandatet e deritanishme, sepse është në epërsi në 106 zona zgjedhore.
Deri tani kishte vetëm 36 vende në parlament. Ndërkohë që rënie serioze kanë përjetuar liberalët dhe Blloku për Quebekin.
NOA/DV