English

Kosi, i çmuar gjatë shtatzënisë

SHBA, 3 Maj NOA - Ushqimi gjatë shtatzënisë është një temë e cila gjithmonë ka pasur diskutimet e shumta të saj dhe gjithmonë është përpjekur për të pasur një recetë sa më të saktë gjatë kësaj periudhe.

Qëllimi është ai për të pasur ushqime sa më ë shëndetshme dhe për të pasur një peshë sa më të ekuilibruar, që shkon paralelisht me rritjen e fëmijës.

Këtë herë është përcaktuar një ushqim i veçantë, i cili këshillohet të jetë sa më i pranishëm gjatë kësaj periudhe dhe bëhet fjalë për kosin.

Ushqimi i rregullt me kos i ndihmon femrat për të qëndruar në formë gjatë shtatzënisë.

Ky ushqim, ndihmon tretjen e ushqimeve, është i pasur me vitaminën K dhe ka një rol thelbësor për funksionimin e sistemit të nervave, që duhet thënë se janë të nevojshme si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

r.b/NOA

KOMENTE