Tiranë, 3 maj 2011, NOA Update - Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë dhe do të jap kontribut për zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe ruajtjen e qetësisë.
Kjo është deklarata që bërë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas takimit të zhvilluar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Kreu i LSI-së ka shtuar se “procesi i zgjedhjeve është më i rëndësishëm sesa rezultati dhe LSI-ja do të jap çdo kontribut për qetësi dhe normalitet”.
Nga ana tjetër, kreu i LSI-së ka vlerësuar dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën politike në vend. “Vlerësojmë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet”, tha Meta duke shtuar se “mirëpret vëzhguesit ndërkombëtar” në procesin e zgjedhjeve.
Takimi mes ambasadorit Arvizu dhe kreut të LSI-së u bë paraditen e sotme. Rreth orës 09:00, ambasadori amerikan zhvilloi një takim dhe me kreun e PS-së, Edi Rama.
a.k/NOA