English

Nishani në Durrës e Elbasan: Zbatoni ligjin për të garantuar të drejtën e votës

Durrës, 3 maj 2011,NOA- Në vijim të takimeve dhe porosive ndaj efektivave të policisë në vend, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë ditës së sotme është ndalur në qytetin e Durrësit dhe atë të Elbasanit.

“Nëse do të zbatojmë me korrektesë kuadrin ligjor mbi zgjedhjet dhe do të vëmë në funksionim të plotë mekanizmat ligjore, padyshim do të kemi sukses në përmbushjen e rolit dhe detyrave të Policisë së Shtetit për këtë proces zgjedhor”, u tha Nishani strukturave të policisë.

Më tej ai shtoi se synimi kryesor i bluve duhet të jetë garantimi i rendit dhe i sigurosë publike, për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës nga qytetarët duke mos lejuar të ndodhin incidente që cënojnë këtë të drejtë.

Sakaq gjatë fjalës së tij ai theksoi se, detyrat e policisë në këtë periudhë ëshët angazhimi dhe përkushtimi maksimal.

Ndër të tjera në takimet e zhvilluara në Durrës dhe Elbasan, Ministri i Brendshëm vlerësoi treguesit pozitivë të luftës kundër kriminalitetit dhe zbulueshmërisë së krimeve të rënda.

a.y/NOA

KOMENTE