English

Parashikimi i motit për 4 Maj 2011

Tiranë, 3 maj 2011, NOA- Edhe neser vendi yne do te dominohet nga vranesira dhe shira, ku shira me intensitet te larte do te bien ne Juglindje te territorit. Ndersa ne pjesen tjeter do te kete shira te dobet dhe afat-shkurter. Gjate oreve te mesdites i gjithe vendi do te mbetete i rrezikuar nga vranesira shira te dobet.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te sjelle dobesim te ndjeshem te shirave ne zonat e ulta dhe bregdetare duke lene me vranesira dhe shira te dendur zonat malore sidomos zonat malore juglindore. Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet permiresim i kushteve atmosferike duke bere qe vranesirat dhe shirat te largohen gradualisht nga i gjithe vendi.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat minimale, ndersa ne vlerat maksimale do te qendrojne konstante.

Era do te fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Veriperendimor, ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete 3 balle.

Europa

Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kthjellime dhe vraneisra te lehte. Por ndryshe paraqitet situata ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku vranesira dhe shirat do te jene dominuese ne keto rajone. Me problematike nga shirat me intensitet te larte do te jete Ballkani Juglindor. Edhe nje pjese e Europes Verilindore dhe gadishulli i skandinavise do te dominohen nga vranesirat dhe reshje shiu e debore por me intensitet me te ulet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani juglindo alarmon per shira intensive

- Italia rrezikohet nga reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta

a.y/NOA

KOMENTE