English

Paris, vjen hoteli i parë vetëshërbim

Paris, 3 Maj NOA - Në Paris është krijuar hoteli i parë në mbarë botën “self-service” (vetëshërbim), i cili është tërësisht automatik.

Quhet Hi Matic dhe ndodhet pranë pjacës së Bastijës, ka rreth dyzet dhoma, të pajisura me iPad dhe Wi-fi.

Është i vetmi në mbarë planetin tonë që për të prenotuar në internet tregon një kod aksesi për shërbimet që ofron.

Mëngjesi mund të merret në baza biologjike, i shërbyer në disa “vazo” të vogla si ato të avionëve.

Për sa i përket të gjithë shërbimeve të tjera gjithçka merret nëpërmjet shpërndarësve automatik.

r.b/NOA

KOMENTE