Tiranë, 3 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 2 Maj 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Pedagogia 52-vjeçare shpërthen në emër të të gjithëve; Ti je vrasës”, i cili pasqyron incidentin e ndodhur dje në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, gjatë takimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Laç, vritet vëllai i deputetit të PS, Sadri Abazi”, “Tiranë, shpërthim në çadrën e PS”, “Arjan Çani, Erion Veliaj dhe Henri Çili, incident mbrëmë në ‘Shqip’”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor në numrin e sotëm; “Ekzekutohet vëllai i deputetit të PS”, i cili flet për vrasjen e vëllait të deputetit Sadri Abazi dje në Laç. Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Xhamia, fiton projekti danez, Komuniteti Mysliman: S’prekim tokën e pronarëve”, “Bin Laden u spiunua nga burgu, 40 minutat e aksionit final”, “Basha: Do t’i zgjas dorën për konsensus çdo këshilltari bashkiak”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm, “Vritet Bin Laden, celula në Tiranë, Fatos Klosi: Si u ekzekutua në ’98 xhihadisti”, i cili flet për eliminimin e kryeterroristit dhe dëshminë e ish-shefit të SHIK-ut.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Pedagogia, Bashës në Universitet: Ti je vrasës”, “Shpërthen bombola e gazit te çadra e PS, plagoset kalimtari”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Fushata degradon, përleshen stafet, kërcënohen kandidatët”, i cili pasqyron zhvillimet e djeshme të fushatës me incidente në disa pjesë të vendit. Disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete janë; “Shpërthim pranë çadrës së PS, plagoset një qytetar”, “Ekzekutohet në Laç me dy plumba në kokë vëllai i deputetit Abazi”, “Taksa e kryeministrit, përçan bizneset dhe ekspertët”.
Gazeta "Koha Jonë" ka si argument kryesor në numrin e sotëm;"Krerët e myslimanëve,refuzojnë xhaminë e Ramës", i cili flet për qëndrimin e drejtuesve fetar në lidhje me ndërtimin e xhamisë. Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë;"Kërcënohet Arjan Çani,braktis publikisht PS", "Sondazhi me 2300 studentë,62% votojnë Bashën","Rama:Ku dallojnë Kashari nga Tirana".
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën
a.k/NOA