Tiranë, 3 maj, NOA – Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur dy persona me thikë. Ngjarja ka ndodhur dje në Vorë dhe autori i saj është, A.H, 17 vjeç, banues në Tiranë.
A.H, dje rreth orës 11.00, në afërsi të shkollës 9 vjeçare pranë Bashkisë Vorë, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë, Julian Muharrem Gjokën, 21 vjeç, lindur e banues në Vorë të Tiranës dhe Klodjan Ismail Kulli, 23 vjeç, lindur e banues në Vorë, Tiranë.
Pas plagosjes, A.H, është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për kapen e tij.
a.k/NOA