English

Rama: Tirana qyteti më i pastër, ku 300 apartamente sociale presin votën e 8 majit

Tiranë, 3 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij në takimin e përbashkët “Pakti qytetar” me kandidatët e të gjitha bashkive, kryebashkiaku i Tiranës, tha se kur ai erdhi në pushtet qyteti nuk kishte asnjë shërbim social.

Ai tha se janë ndërtuar mbi 300 banesa sociale që sipas tij presin vetëm votën e 8 majit, gjithashtu deklaroi se këtë bllokim e ka sjellë Këshilli Bashkiak, i cili nuk do që t’ia dijë fare, por bllokojnë banesat që të pastrehët të mërziten me socialistët dhe të kthehen me ata.

Ndër të tjera ai theksoi se do të jenë edhe 1 mijë aparteamenrte sociale që do të shtohen.

“Çdo taksë që qeveria e Saliut i ka shtuar biznesit të vogël, ne do ta heqim në sekondën e parë që do të jemi në qeveri. Të gjithë e mbajnë mend si ishte Tirana dje, kur edhe transporti realizohej me fugona, ndërsa sot 90% e qytetit ëshët e mbuluar me transport.

Ne kemi ulje të konsiderueshme të ndotjes, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit janë ndërtuiar ose rindërtuar tërësisht dhe janë ndërtuar dhe rindërtuar edhe 9 ura. Ndërsa nesër nuk kemi lista premtimesh, por kemi argumenta zhvillimi që janë nxjerrë nga programi i zhvillimit urban i nxjerrë nga programni i 10 viteve. Do të bëhen 13 linja të transportit urban, nesër do të përdoren autobuzët e qytetuitm, pasi do të shkojnë në destinacion shumë më shpejt dhe do të paguajnë shumë më pak”, u shpreh lideri i socialsitëve.

Ai tha se Tirana ka një sistem të saktë adresash dhe se Tirana është qyteti më i pastër në Shqipëri, madje shtoi se në kryeqytet pastrohet sipërfaqja më e madhe urbane.

Sipas tij, Tirana nesër do të jetë qyteti ku të gjithë do të gjejnë strehimin që duan përmes hapjes të rreth 10 zonave të reja banimi, ku 60% e familjeve do të kenë mundësi të blejnë shtëpi me të ardhurat e veta.

Më tej ai tha se shkollat vetëm pak vite më parë ishin të shkatërruara dhe me mbi 50 nxënës klasa ndërsa sot, që ditën që fëmija hap sytë merr çekun ku i thuhet, mirëserdhe në Tiranë.

Sakaq ai shtoi se edhe nxënësit shembullor kanë marrë fondin e ekselencës që është e barabartë me ndërtimin e një shkolle të re, por që sipas kreut të PS-së është ndërtuar një shkollë në mendjen dhe në zremrën e tyre.

Ndër të tjera ai tha se, “Modeli i Saliut, Lanën e quante Zvicra e kapitalizmit shqiptar. Por ne do të vijojmë investimet duke rregulluar dhe pastruar edhe liqenin, edhe digën dhe zonën përreth”.

a.y/NOA

KOMENTE