English

Rruan mjekrën pas 10 vitesh, për vrasjen e Bin Ladenit

SHBA, 3 maj, NOA – Pas 11 vitesh një mësues në SHBA ka vendosur të rruajë mjekrën, të cilën e mbante që nga sulmet e 11 shtatorit tek Kulla Binjake. Gary Ueddle e mori vendimin për të hequr mjekrën pasi dëgjoi në televizion presidentin Obama që tha se terroristi Bin Laden ka vdekur.

Ai u shpreh se mbajta e mjekrës kish qenë një shenjë proteste ndaj sulmeve që ju bënë Amerikës.

Ndërsa tani, mësuesi ka thënë se ndjehej 10 vite më i ri nga pamja që ka marrë. Ai tha se kishte pritur vrasjen e Osamës për 3,454 ditë.

a.k/NOA

KOMENTE