English

Tentoi të vras një person, arrestohet 27-vjeçari

Elbasan, 3 maj, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga një 27-vjeçar të kërkuar për tentativë vrasje në qytetin e Elbasanit. Dje, forcat e policisë kanë arrestuar Adriatik Ismail Mezjan (Çeka), lindur dhe banues në Peqin. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Elbasan, më datë 21 Prill 2011. Kjo pasi, Mezja në Peqin, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri Hysen Malkjan. Pas incidentit ai ka arritur të largohej nga qyteti i Peqini dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë që pas arrestimit ndaj tij do të ndiqen procedurat ligjore për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

a.k.NOA

KOMENTE