Milano, 3 Maj NOA - Është një ndër talentet brazilianë, i cili është objektiv i shumë klubeve të njohura evropiane.
Orët e fundit është bërë e ditur se ai është shumë pranë ekipit të Interit: Yuri Savaroni, sulmuesi 20-vjeçar i Sport Recife, ka nënshkruar një kontratë paraprake me zikaltrit.
I ndjekur nga shumë klube evropiane, Yuri është një qendërsulmues i talentuar i klasit 90.
Në Brazil për të flitet shumë dhe pritet që talenti i tij të shfaqet dhe në kompetivcione të tjera më të rëndësishme, ku për këtë arsye ai mund të jetë në radhët e Interit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
r.b/NOA