English

Arrestohet një nga grabitësit e supermarketit në Tiranë

Tiranë, 4 maj, NOA – Brenda pak orësh policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një nga personat që grabitën mbrëmjen e djeshme supermarketin “Euro Max Ecpress”.

Personi i arrestuar është Shkëlqim Velodin Kurti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për dezertim. Policia sqaron se po punohet për arrestimin e dy personave të tjerë që ishte pjesë e grabitjes me dhunë.

Grabitja e supermarketit ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20.00’ në afërsi të rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë.

Sipas policisë, Kurti, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi parash.

a.k/NOA

KOMENTE