English

Barça, klubi më i mirë në mbarë botën

Spanjë, 4 Maj NOA - Barcelona është në krye të gjithë klubeve të tjera.

Duke marrë në konsideratë periudhën nga maji i vitit 2010 deri në 30 prill të 2011, faktikisht, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është cilësuar si klubi më i mirë në botë nga IFFHS (Instituti botëror i historisë së statistikave të futbollit). Interi, ekip që ishte në krye deri vitin e kaluar, ka rënë në klasifikim duke shkuar në vendin e pestë.

Skuadra spanjolle e Barçës, ndiqet në vendin e dytë nga një tjetër klub i këtij shteti dhe bëhet fjalë pikërisht për ekipin e Realit të Madridit, ku menjëherë pas tij vijnë Porto dhe Manchester United.

Milani ndodhet në vendin e 30-të.

Në listën e 100 ekipeve më të mira duhet përmendur se ndodhen dhe bardhë e zinjtë e Juventusit të cilët edhe pse nuk janë në periudhën e tyre më të mirë sërish janë pozicionuar në vendin e 38-të.

r.b/NOA

KOMENTE