English

Basha: Do garantoj punësim që njerëzit të kenë para në xhep

Tiranë, 4 maj 2011, NOA- Ulje taksash dhe shërbime më të mira u premtoi kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha, tregtarëve të tregut të Medresesë.

Gjatë këtij takimi qytetarët u ankuan për taksa të larta dhe për mungesë të pastrimit dhe të hapësirave të gjelbra, ndërsa Basha u premtoi atyre se , do të ulë taksën e pastrimit dhe do të heqë taksën e gjelbërimit dhe të tabelës.

Sipas tij të gjitha këto masa do të ndikojnë në rritjen e të punësuarve dhe do të sjellin paga më të mira për punonjësit.

“Duke ulur taksat e bashkisë që ju kushtojnë pothuajse sa një rrogë e juaja, pronarit tuaj, do të këtë më shumë para për një pagë më dinjitoze për punëtorët, po kështu më shumë para për të investuar dhe për të kryer më shumë xhiro. Unë garantoj që për mua, përveç luftës tuaj nuk do të ketë luftë tjetër, beteja që keni ju do të jetë beteja ime. Do të përkushtohem me mish e me shpirt për ato objektiva që kam deklaruar. Duke filluar me punësimin që njerëzit të kenë para në xhep që të vijnë të blejnë dhe të gjenerojnë tek ju fitim, që tregu të lëvizë dhe të vendosë në lëvizje të gjithë zinxhirin”, u shpreh i kandiduari i maxhorancës.

Më tej ai tha se puna e tij do të nisë me uljen e taksave këtë muaj, pasi shtoi ai tani ka punë për të bërë në Tiranë, duke thënë se do të arrihen shumë gjëra të mira, duke hequr paralele edhe me liberalizimin e vizave.

Sakaq Basha theksoi se sapo të vijë në krye të bashkisë do i jepet fund praktikës së pagimit të taksave pa marrë shërbim, si dhe do përmirësohen kushtet në tregje dhe do të ndërtohen tregje të reja.

a.y/NOA

KOMENTE