Shkodër, 4 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga qytetin e Shkodrës se tetë maji është dita më e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe për për një jetë më të mirë. Ai u shpreh se “8 maji është votë për integrimin e Shqipërisë në Europë”
Në takimin elektoral në mbështetje të kandidatit, Lorenc Luka, Berisha shtoi se duke bërë zgjedhjen e duhur në 8 maj, vendi do të ketë mundësi për të pasur më shumë punësim. “8 maji është zgjidhja dhe zgjedhja për të ardhmen tuaj. Me Lorenc Lukën dhe kandidati tanë në Qarkun e Shkodrës, 4 vitet që vijën do të bëjmë realitet ëndrrën e vajzave dhe djemve tanë. Vota për tetë majin është për punësimin”, tha Berisha.
Ai u shpreh se mazhoranca ka arritur sukseset më të mëdha. “Sot ne mblidhemi më krenar se kurrë, si njerëz të një suksesi të madh. Ne e kthyem vendin në një destianacion turistik. Ne duam që çdo ditë, çdo muaj, çdo vit të bëjmë më shumë. Për sa kohë do t’i besoni, kjo pari, kjo qeveri do të shtojë më shumë pyetje, çfarë të bëjë më shumë për qytetarët e Shqipërisë”, tha Berisha.
a.k.NOA