English

Berisha: Më 8 maj vota blu, për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluarën në rajon

Durrës, 4 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij nga qyteti i Durrësit ku dhe po përmbyll fushatën për zgjedhjet e 8 majit, Kryeministri Berisha deklaroi se dita e zgjedhjeve do të jetë dita e ëndrrës Europiane.

Më tej ai shtoi se në katër vitet e ardhshme do të zhvillohen potencialet turistike e kulturore, të cilat do të marrin një hov që nuk është parë tjetër herë.

Ai i garantoi qytetarët Durrsakë se nuk do të ngelet asnjë kilometër rrugë pa shtruar dhe se qyteti do të furnizohet me ujë 24 orë.

Sakaq ai tha se zhvillimi do të shtrihet në planin turistik, industrial, ekonomik dhe atë social, pasi theksoi Berisha, për maxhorancën dhe qeverinë qytetarët janë të parët, komuniteti është i pari dhe familja është e para.

“Vota e 8 majit është votë për ëndrrën më të lashtë dhe më fisnike të shqiptarëve, votë për integrimin e Durrësit dhe Shqipërisë në Europë, 8 maji është dita e Europës, është dita e idealit, ëndrrës tuaj evropiane, në 8 maj Durrësi do të votojë blu, do të votojë Ferdinand Xhaferrin dhe të ardhmen e qytetit”, deklaroi shefi i koalicionit “Aleanca për qytetarin”.

Më tej ai shtoi se në 4 vitet e ardhshme Durrësi do jetë nga vendet më të zhvilluar të Adriatikut dhe Shqipëria nga vendet më të zhvilluara të rajonit.

a.y/NOA

KOMENTE