Milano, 4 maj, NOA - Pas vrasjes së Bin Laden, kreut të Al Kaidës, simbol i sulmit mbi Kullat Binjake më 11 shtator 2001, një psikozë për sulme të bujshme në Itali ka filluar të përhapet te shtetasit italianë.
Në Milano, veçanërisht nëpërmjet internetit, në fakt, po fillojnë të përhapen disa legjenda urbane, në lidhje me një sulm të mundshëm terrorist në hakmarrje për vdekjen e Bin Ladenit duke i dhënë kujtdo rekomandime "të mos marrin metronë në maj".
Në mënyrë të ngjashme është edhe legjenda: një italian i bën një gjest mirësjellje një arabi dhe në shenjë mirënjohje ai paralajmëron: "Mos e merrni metronë maj, diçka e keqe do të ndodhë".