English

Bin Laden, video false në Facebook: është një virus

Tiranë, 4 maj, 2011- Një virus i ri po përhapet në Faceook, një virus që mbështetet në një nga lajmet më të kilikuara dhe shikuara për momentin: video dhe imazhe të vrasjes së Bin Ladenit.

Virusi po qarkullon në profilet e Facebook ku lexohet një mesazh që thotë :"video e ekzekutimit të Bin Ladenit", - me një koment "shikoni çfarë i bëjnë këta ushtarë Bin Ladenit. Siç ndodh shpesh në kohë të ngjarjeve dhe tragjedive të madhe, kriminelët informaticientë përfitojnë për përhapjen e viruseve duke vjedhur kështu të dhënat personale të përdoruesve të internetit.

Mesazhi mund t’ju vijë dhe kur jeni duke biseduar në chat. Nëse ju hyni në këtë faqe, në fakt, do të gjendeni përballë një kodi të thjeshtë, gjë që duhet shmangur pasi virusoni kompjuterin tuaj.

Çfarë duhet të bëni për ta shmangur: mos e hapni dhe shpërndani linkun, por eliminojeni nga profili juaj ose e raportoni atë si të padëshirueshëm.

Ju kujtojmë se asnjë video nuk është lëshuar zyrtarisht apo jo zyrtarisht, për vrasjen e Bin Ladenit dhe vetëm pak orë më parë presidentit i SHBA-së Barack Obama njoftoi se nuk do të publikohet asnjë fotografi lidhur me vdekjen e kreut të Al Kaidës.

a.e/NOA

KOMENTE