English

Bisha: Rama bllokoi abuzivisht hipotekimin

Tiranë, 4 maj 2011, NOA- Zëdhënësja e kandidatit të maxhorancës, për bashkinë e kryeqytetit, Anila Bisha në një dalje për mediat u shpreh se, mos hipotekimi ka ndodhur për shkak të bllokimit që ka bërë kryebashkiaku Edi Rama.

“Mos hipotekimi i apartamenteve, ka ndodhur sepse Edi Rama ka qenë gjithë këto vite pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Mos hipotekimi ka ndodhur nga bllokimi abuziv dhe jo transparent që Edi Rama u ka bërë lejeve të shfrytëzimit, dhe kjo nuk ka lidhje me legalizimin”, deklaroi zëdhënësja e Bashës.

Sipas saj, Lulzim Basha është ndryshe dhe ai është kryebashkiaku i duhur për të zhbllokuar ngërçin e lejeve të shfrytëzimit.

Bisha premtoi edhe njëherë se kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të pajisë me certifikatën e pronësisë, brenda 6 muajve të gjithë qytetarët e Tiranës.

Ajo shtoi se, me deklaratat e tij, Edi Rama tregoi edhe një herë se nuk ka fuqi të shkëputet nga politika e vjetër e fajësimit të të tjerëve dhe largimit të përgjegjësive nga vetja.

a.y/NOA

KOMENTE