Shkodër, 4 maj 2011, NOA- Një makinë tip Fuoristradë Mitsubishi është djegur gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur Kisha e Fretënve.
Fuoristrada e cila u përfshi nga flakët mban targat SH 75 46 E, dhe është në pronësi të shtetasit Preng T., 40 vjeç, banues në fshatin Vukëpalaj, Komuna Shllak, me detyre polic komunar, pranë kësaj Komune.
Nga ana e uniformave blu të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje sapo u sinjalizuan për rastin rezulto se, mjeti është djegur pjesërisht dhe po hetohet për shkaqet e rënies së zjarrit në këtë mjet.
Ndërkaq nga ana e bluve të Shkodrës po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrëvënie.
a.y/NOA