Bosnjë, 4 maj, NOA - Lideri i vrarë i organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, mendohet se ka qëndruar në Ballkan dy herë. Vizitat mendohet se kanë ndodhur në vitin 1994, në Sarajevë dhe Tiranë, shkruan gazeta e Banja Llukës "Nezavisne novine".
Vizitën e Bin Ladenit në Sarajevë dhe takimin e tij me Alija Izetbegoviçin e zbuloi gazetarja e revistës gjermane "Spigel" Renate Flotau, e cila para zyrës së njeriut të parë të atëhershëm të pushtetit në Sarajevë ka pritur intervistë dhe rastësisht është takuar me Bin Ladenin.
Ai, në këtë rast, siç shkruan gazeta i ka dhënë gazetares kartëvizitën e tij dhe i ka thënë se planifikon që në Bosnjë të sjellë vullnetarë myslimanë, madje duke konfirmuar se ka edhe pasaportë boshnjake.
Gjatë takimit midis Bin Ladenit dhe Izetbegoviçit thuhet se është bërë edhe një fotografi.
NOA/INA