E mërkurë, 4 maj 2011, NOA- Grupet kriminale në Shqipëri janë aktive, kështu është shkruar në raportin më të fundit të publikuar nga zyra e policisë evropiane, EUROPOL.
Raporti në të cilin flitet për krimin e organizuar në Bashkimin Europian, ku një vëmendje kyçe i kushtohet trafikut te drogës dhe të armëve theksohet se, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë vende të rëndësishme për magazinimin dhe ripaketimin e heroinës.
Veçohet fakti se grupet shqipfolëse luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Europës Juglindore me kanabisin që kultivohet në Shqipëri dhe Kosovë. Raporti i nxjerrë nga EUROPOL, e cilëson Shqipërinë si një vendburim të rëndësishëm për trafikun e armëve.
Sakaq thuhet gjithashtu se grupet kriminale shqiptare përdorin ekstremist dhunën, ndërsa shtohet se një burim tjetër i krimit është edhe trafiku i armëve në mënyrë ilegale.
a.y/NOA