Tiranë, 4 maj, NOA – Një tjetër grabitje ka ndodhur gjatë orëve të natës në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor, në afërsi të zonës së Medresesë.
Ende nuk ka të detaje në lidhje me autorët. Ndërkohë që raportohet se shuma e grabitur është e konsiderueshme.
Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për kapjen e tyre. Aktualisht janë duke u verifikuar të gjitha pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
a.k/NOA