English

Iniciativa për Elbasanin”, apel qytetarëve për të votuar Durim Hushin

Elbasan, 4 maj 2011, NOA- Grupimi i shoqërisë civile, “Iniciativa për Elbasanin”, i kryesuar nga intelektualët e qytetit, lexuan një deklaratë të hapur drejtuar qytetarëve të Elbasanit, ku bëhej thirrje për të votuar kandidatin e “Aleancës për qytetarin, Durim Hushi.

Zv.Dekani i Shkencave Humane, në universitetin e këtij qyteti, Roland Gjini, apeloi se kjo thirrje vjen si përgjegjshmëri për momentin historik në të cilin ndodhet qyteti në sajë të nismës për të ndërtuar rrugën e re Elbasan- Tiranë.

“Të bindur se shfrytëzimi maksimal i këtij shansi kërkon një Bashki me vizion, të aftë dhe të ndjeshme ndaj problemeve të qytetarëve dhe një kryetar bashkie që i zotëron të gjitha këto kapacitete. Grupimi i shoqërisë civile, “Iniciativa për Elbasanin”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve Elbasanas të mbështesin kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, z. Durim Hushi, sepse ai përfaqëson vlerat e vërteta të traditës Elbasanase dhe ka një vizion të qartë për ta modernizuar Elbasanin”, thuhej në deklaratën e iniciativës.

Kjo deklaratë u lexua dhe u apelua ndaj qytetarëve në emër të 16 intelektualëve të qytetit.

a.y/NOA

KOMENTE