English

Kryeministri pakistanez: Na ndihmoni, mjaft mesazhe negative mbi Pakistanin

Paris, 4 maj 2011, NOA – Pas eliminimit në Pakistan dy ditë më parë të udhëheqësit të Al Kaidës Osama Bin Laden në një operacion të forcave ushtarake amerikan, kryeministri i Pakistanit Jusuf Gilani i bëri thirrje ndërkombëtarëve ta ndihmojnë vendin e tij në betejën kundër terrorizmit.

Ky është problemi numër 1 i me të cilin po përballet Pakistani tha nga Parisi kryeministri pakistanez, duke i kërkuar perëndimit të përmbahet lidhur me mesazhet negative që lëshon mbi Pakistanin.

“Siguria dhe lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit nuk janë detyrë dhe përgjegjësi vetëm e një kombi”, apeloi kryeministri Gilani.

Shefi i qeverisë së Pakistanit, vendi ku fshihej prej vitesh kryeterroristi taleban bëri me dije se në këtë betejë kundër terrorizmit nevojitet për një strategji të plotë globale dhe për mbështetjen e botës mbarë.

mit/NOA

KOMENTE