Po po, është pikërisht siç e dëgjuat… Përveç se flisni, luani, navigoni në internet, tashmë mund edhe të paguani taksinë me anë të celularit…
Risia vjen nga kompania Vodafone, e cila i jep mundësinë klientëve të saj në Londër të paguajnë edhe taksinë me anë të celularit.
Thjesht duke dërguar një sms tek numri i vënë në dispozicion nga kompania me tekst kodin e taksisë dhe shumën e detyruar, vlera do shtohet në faturën mujore të klientit…
Dhe jo vetëm kaq. Kompania Vodafone ka pajisur gjithashtu rreth 500 taksi të branduar Vodafone me karikues për celular të ndryshëm përfshirë Blackberry dhe Iphone duke i dhënë mundësi Londinezëve dhe turistëve të karikojnë celularët e tyre gjatë udhëtimit.
E kush tjetër përveç gjigantit Vodafone mund të sillte një risi të tillë…