Tiranë, 4 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 4 Maj 2011.
Gazeta “Shekulli” hapet me argumentin kryesor; “Dritan Prifti: Rama ka ndryshuar, me Berishën nuk komunikoj, ja ç’do të ndodh me videot”, i cili pasqyron një intervistë të ish-ministrit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Erion Veliaj: Çani e Çili? Më 9 maj do të rreshtohen me vrap te Rama”, “Geri Kokalari: Ju rrëfej takimi me Lulzim Bashën me 2005 për Telekomin”.
Gazeta “Panorama” hapet me artikullin kryesor; “Vrasja e Abazit u filmua nga kamerat e bankës” , i cili jep detaje mbi vrasjen e vëllait të deputetit socialist, Sadri Abazi. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rama harron zgjedhjet lokale dhe premton si kryeministër; Do hap 300 mijë vende pune”, “Topi: Partitë të përmbahen, dhuna tregon vetëm injorancë”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Burri i pedagoges që shau Bashën, themelues i PD-së”, i cili flet për incidentin e ndodhur dy ditë më parë me kandidatin e PD-së për Tiranën dhe pedagogen e një universiteti. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vrasja e vëllait të deputetit, mister 250 mijë euro”, “Bamir Topi: Kjo fushatë pa kandidatë, dëgjuam analistët”, “2 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit, familjarët: Shteti është kalbur”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Listat, zgjedhës që figurojnë në disa lista njëkohësisht”, i cili flet për parregullsitë e listave të zgjedhësve. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Shoqërohen 50 persona për vrasjen e vëllait të deputetit Abazi”, “Eksperti: Ziver Veizi nuk u vra nga rikosheti”, “Matanë dy koalicioneve, të pavarurit në betejën e 8 majit”.
Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin kryesor, "Rama hap thesin e mashtrimeve", i cili u referohet deklaratave të bëra dje nga kreu i PS. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; "Kollozi, miting madhështor në Vlorë","Basha:Një rrugë e re e të bërit politikë", "Meta-Arvizu:8 maji, zgjedhjet do të jenë sipas standardeve".
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al
a.k/NOA