Tiranë, 4 maj 2011, NOA – Policia e Tiranës ka përfunduar aktin e ekspertimit mbi shpërthimin e ndodhur në 2 maj pranë një kontenieri plehrash pranë çadrës elektorale të Partisë Socialiste e vendosur në lulishten “Vëllezërit Frashëri” në krah të dy kullave.
Sipas policisë grupi hetimor i ekspertëve xhenier dhe Njësisë Speciale Antiekspoliziv pas administrimit të provave konkluduan se shpërthimi ishte i lehtë dhe është shkaktuar nga shpërthimi i një shashke.
Ekspertët e antieksplozivit në policinë e Tiranës thanë se fuqia e shpërthimit është shtuar për të shpërthimit të gazit që mund të ketë patur bombula e petrogazit, plus barutin e fishekzjarrit dhe gazin shpërthyes brenda kazanit, që sipas ekspertëve në disa raste e çlirojnë mbeturinat e ndryshme.
Konkluzionet e
Në aktin e ekspertimit nënvizohet se copat plastike të trupit të kazanit, kanë dëmtuar
lehtë shtetasin Armando Dyrmishi.
Ky akteksperimi i është bashkëlidhur dosjes së grupit hetimor në Prokurorinë e Tiranës që po heton shpërthimin.
mit/NOA