English

Rama: U fyeu inteligjencën, lëreni Ferdin të ngrohet në diell

Durrës, 4 maj 2011, NOA- Pas mbylljes së fushatës nga ana e Kryeministrit Berisha në Durrës, kryesocialisti Edi Rama, u ndal në këtë qytet për ti dhënë mbështetje dhe përmbyllur fushatën e kandidatit të opozitës për kryebashkiak, Vangjush Dako.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, lideri i së majtës deklaroi se, mbështetja plot pasion për Vangjush Dakon dhe Partinë Socialiste, dëshmon se e vetmja rrugë është “Aleanca për të ardhmen”.

Më tej ai tha se dera e hapur në bashkinë e Durrësit, bën dallimin e qartë me rrugën tjetër që harbutllëkun dhe injorancën e kanë kthyer në sistem që nuk kanë gjë tjetër për të ofruar përveç premtimeve e më pas dështimeve.

Sakaq Rama tha se investimi i bërë me votë katër vjet më parë është kthyer me dinjitet dhe respekt në shërbim të shqiptarëve të këtij qyteti.

Duke u drejtuar si qytetar Rama tha: “Si mund ta pranoj ky qytet përveçse si një fyerje të inteligjencës, ku një kandidat si ai i Saliut që nga njëra anë gënjen për varrin e Ismail Qemalit, por u thoshte shqiptarëve se ishte në negociata me njerëz në Itali për të sjellë eshtrat në Shqipëri. Por që të shkojë deri në pikën që të gënjejë, kjo është fyerje për inteligjencën e këtij vendi”

Më tej ai tha se Durrsakët nuk mund të përfitojnë asgjë nga një kandidat që thotë, unë do përmirësoj cilësinë e diellit, madje apeloi që ta lënë Ferdin të ngrohet në diell. Lidhur me gjithë fjalët e sipërpërmendura, kryesocialisti tha se Fajin nuk e ka Ferdi, fajin e ka Saliu. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE