-
Elbasan, 4 maj 2011, NOA- Pasditen e sotme kryesocialisti u ndal në qytetin e Elbasanit për të përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 8 majit dhe për të mbështetur kandidatin Qazim Sejdiu .
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se do i jepet fund problemit të pronës dhe se do shtohen mundësitë e punësimit për të rinjtë dhe të papunët.
“Nuk krahasohet modeli ynë me modelin e tyre të shpenzimeve dhe shpërdorimeve, degraduese për mjedisin urban, ekonomik e social. Vota juaj në 8 maj është fuqia magjike e demokracisë, është fuqia që demokracia i jep çdo të panjohuri, në rrugën që kandidatët e “Aleancës për të ardhmen që të gjithë do hapim së bashku për Shqipërinë Europiane”, u shpreh lideri i së majtës.
Ai e cilësoi Qazim Sejdiun si një mik dhe bashkëpunëtor dhe se së bashku do i çojnë punët përpara.
Rama i ftoi qytetarët të trokasin në çdo derë dhe t’u thonë qytetarëve se vota është hapi i përbashkët, për punësimin, për mbrojtjen e familjes dhe për të vazhduar ëndrrën, madje theksoi se takimi i