Shkodër, 4 maj, NOA – Një 28-vjeçar ka vendosur të ndëshkojë një gjyqtarë pasi nuk binte dakord me vendimin që ai kish dhënë në sallë të gjyqit. Eder Plisi, ka hyrë në zyrën e një gjyqtari në rrethin Gjyqësor Shkodër dhe ka ushtuar dhunë mbi të.
Sipas policisë së Shkodrës, Plisi është arrestuar ditën e djeshme. 28-vjeçari, banues në lagjen “10 Korriku”, të qytetit Shkodër nuk ka dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.
a.k/NOA