English

Vlorë, arrestohet 34-vjeçari, tentoi të vriste tjetrin për reklamën e dyqanit

Vlorë, 4 maj 2011, NOA – Një 34-vjeçar, i cili tentoi të vriste një shtetas tjetër vetëm për një reklamë dyqani është arrestuar nga policia e Vlorës mbrëmjen e të martës. Uniformat blu të Vlorës arrestuan kështu 34-vjeçarin Erjon Hilmi Shehaj, banues në fshatin “Babicë e vogël” në Vlorë.

Erion Shehaj u procedua penalisht pasi pasi mbrëmë rreth orës 20:30, në bulevardin kryesor të Vlorës qëlloi me armë zjarri tip pistoletë për motive banale 25-vjeçarin Gleridin Dervish Mati, banues në lagjen “1 Maj” në qytetin bregdetar.

Gleridin Mati u plagos në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari Shehaj është nën akuzë për veprat penale të vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë dhe për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve armëve luftarake dhe municioneve.

mit/NOA

KOMENTE