English

Wollfarth: Qytetarët të kontribuojnë për 8 majin

Tiranë, 4 maj, NOA - Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaroi sot se “dita e zgjedhjeve do të jetë dita më e qetë që ka pasur Shqipëria”. Në një prononcim dhënë për mediat, pas takimit me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, Wollfarth theksoi se është e rëndësishme që secila palë të respektojë ligjin.

“OSBE është e pranishme në Shqipëri duke vëzhguar dhe duke parë sesi është përgatitur ky proces dhe është e rëndësime që gara të mbyllet në mënyrë paqësore, si një ditë festive, për të festuar demokracinë në vend”, tha ai. Ambasadori i OSBE-së është ndalur edhe në rolin e policisë duke theksuar se ajo është sjellë në mënyrë profesionale.

Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE është u ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë sjellje paqësore. “Qytetarët të kontribuojnë për 8 majin. Është rëndësinë që qytetarët të mos e braktisin sjelljen paqësore”, tha Wollfarth.

a.k/NOA

KOMENTE