English

Basha viziton familjen e Azem Hajdarit dhe heronjve të kombit

Tiranë, 5 maj 2011, NOA- Takime ndryshe nga të zakonshmit, kandidati për kryebashkiak i maxhorancës Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme familjarët e e heronjve të luftës dhe demokracisë.

Në ditën e dëshmorëve të kombit dhe heronjve ,Basha ka zhvilluar vizita në familjet e heronjve të popullit Çelo Sinani e Hamide Dalipaj.

Krahas tyre një tjetër takim ishte edhe ai me familjarët e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Gjatë takimit me ta Basha shprehu mirënjohjen e thellë qytetare ndaj figurës së Azem Hajdarit duke u shprehur pranë familjarëve të heroit të demokracisë, se shumë nga të mirat dhe liritë që të gjithë gëzojmë sot, vijnë si kontribut i Azemit dhe gjeneratës së tij në lëvizjen për demokraci.

Më tej ai u ndal edhe në familjen e dëshmorit të atdheut, efektivit të policisë, Sajmir Duçkallari, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë dhe respekt edhe për 3 efektivët e tjere të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, dhe Kastriot Feska, që mbetën të vrarë gjatë operacionit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.

Edhe me të afërmit e këtyre të rënëve, Basha vlerësoi kontributin e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE