Korçë, 5 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij nga qyteti i Korçës, kreu i maxhorancës Sali Berisha deklaroi para qytetarëve se ata do ngrihen në piedestal.
Më tej ai tha se “Aleanca për qytetarin” e fokuson vëmendjen te qytetari dhe nuk merret me kundërshtarët edhe pse siç tha ai ata i kanë shpallur qeverinë dhe maxhorancën si armiq.
“Këtu në Korçë gjatë katër viteve po investohet gjysëm miliardi euro dhe në vitet që vijnë e presin zhvillime të fuqishme pasi ne jemi qytetarët e sukseseve të mëdha. Korçës do i ruajmë sokaqet e tregun se me to krenohet çdo Korçar e shqiptar, ne do ndërtojmë Korçën e një shekulli të ri”, u shpreh Berisha.
Deklaratat e kryetarit aktual të bashkisë Niko Peleshi, se në Korçë nuk është investuar pasi nuk është financuar nga qeveria, ai iu përgjigj me zotimin se bëj Korçën qytet europian, pasi Korça meriton 10 herë më shumë.
Sipas tij, këto zgjedhje janë gjithashtu prova, që zgjedhjet mbahen në ditën e bekuar të Europës, në ditën e Europës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta nderojnë ne këtë ditë, si qytetarë europianë, ta nderojnë këtë ditë më të bashkuar se kurë.
Në përfundim Kryeministri Berisha tha se, “Në shtëpinë tonë ka vend për çdo Korçar e Korçare, askush të mos ecë në rrugën e së shkuarës, çdo votë për sukses të Andrea Manos do shndërrohet në sukses për të gjithë Korçarët e për të gjithë shqiptarët, Korça blu, Europa blu, qyteti juaj është i pari, familjet tuaja janë të parat”.
a.y/NOA