Milano, 5 Maj NOA - Është Gareth Bale objektivi kryesor i Silvio Berlusconit për të forcuar Milanin e tij.
Mesfushori i krahut i skuadrës së Tottenham, sipas “Daily Mirror”, është në shënjestrën e klubit kuq e zi, që u eliminua nga Liga e Kampionëve pikërisht nga “Spurs-at”.
Sipas të përditshmes britanike mbi lojtarin uellsian është e interesuar dhe skuadra tjetër e Milanos, Inter, por dëshira e Berluskonit për të marrë në skuadër lojtarin mund të bëjë pikërisht diferencën.
Duke parë se si Messi ashtu dhe C. Ronaldo është shumë e vështirë që të lëvizin nga klubet e tyre respektive, Bale do të ishte përforcimi ideal për Milanin.
r.b/NOA