English

Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë

Berlin, 5 maj. NOA - Bundesveri gjerman do të reduktojë edhe më tej numrin e ushtarëve në misionin e tij në Kosovë, të filluar pas luftës së vitit 1999. Kabineti qeveritar vendosi dje në Berlin që në këtë mision maksimalisht të angazhohen 1850 ushtarë gjermanë, ndërsa maksimumi deri tani ishte 2500.

Në fakt në Kosovë aktualisht janë rreth 1100 ushtarë gjermanë. Pjesa tjetër është tërhequr pas shpalljes së pavarësisë dhe përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë. Pas reduktimeve të shumta, në Kosovë aktualisht janë rreth 7000 ushtarë nga 30 vende të ndryshme.

NOA/DV

KOMENTE