English

Kërkohej për grabitje, arrestohet 19-vjeçari

Shkodër, 5 maj, NOA – Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, pasi akuzohet për vjedhje. Policia e Shkodrës bën të ditur se ai është Emiljano Demaj, banues në fshatin Rrash - Kullaj, Komuna Gruemirë.

Arrestimi i tij u bë pasditen e datës së djeshme. Ndaj Demajt ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Demaj është shpallur në kërkim pas vendimit të gjykatës së Shkodrës, e cila e ka dënuar atë me arrest me burg për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

a./k/NOA

KOMENTE