Tiranë, 5 maj 2011, NOA - Kolegji Zgjedhor pranoi me katër vota pro vendimin e KQZ-së për prodhimin e vulave rezervë për procesin zgjedhor të 8 majit, duke rrëzuar kështu ankimimin e Partisë Socialiste.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi prodhimin e vulave rezervë si një masë për t’i praraprirë rasteve të diktuara në zgjedhjet e kaluara të largimit të komisionerëve bashkë me vulën që pasonin me bllokimin e proçesit.
Partia Socialiste e kundërshtoi këtë vendim të KQZ-së me pretendimin se prodhimi i vulave rezervë do t’u jepte mundësi komisionerëve zonalë që të manipulojnë votat duke cënuar integritetin e zgjedhjeve.
KQZ në mbledhjen e radhës vendosi edhe për asgjësimin e fletëve të dëmtuara apo të lagura në dy qendrat e votimit në Fier dhe dy të tilla në Pogradec, duke lajmëruar se do të prodhohen edhe 3943 fletë votimi për këto dy qytete.
mit/NOA